Ajo ka per mision mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave te artit pamor me vlera serioze profesionale si dhe promovimin e krijimtarise se artisteve te qytetit te Shkodres dhe zhvillimeve bashkekohore ne artin shqiptar e me gjere
Aktivitetet e dendura te zhvilluara, afirmojne ambicien e kesaj galerie per te luajtur rolin e ndermjetesit te kualifikuar mes publikut dhe artisteve perhere ne kerkim hapsirash dhe jetesh te reja shprehjeje
Koleksioni i Galerise perbehet prej rreth 700 pikturash, skulpturash, vizatimesh dhe fotosh, vepra te realizuara nga artiste shqiptare ne nje hark kohor prej rreth njeqind vjetesh, nga fillimi i shekullit te kaluar deri ne ditet e sotme.
Zhvillimet ne artin shkodran dhe shqiptar pas viteve '90 deri ne ditet e sotme jane gjithashtu te pasqyruara ne koleksionin e kesaj galerie, ndonese me nje numer akoma te kufizuar veprash
Galeria e Arteve e Shkodres pret me kenaqesi dhurime te veprave nga artiste qe ekspozojne ne ambjentet e kesaj galerie, duke i mundesuar kesaj te fundit pasurimin e koleksionit te saj me krijimtari artistike bashkohore
Flash News
MARTIN PARR-SHQIPERIA 1990 Nga data 20.1.2012-3.02.2012, nė Galerinė e Arteve tė Shkodrės u ekspozuan fotot e fotografit britanik Martin Parr, tė realizuara nė Shqipėri pas rėnies sė murit tė Berlinit....>>>
Me 28.11.2011, nė Galerinė e Arteve tė Shkodrės u ēel ekspozita vjetore e arteve pamore "Salloni i vjeshtės". Nė edicionin e pestė te kėtij aktiviteti morrėn pjesė me veprat e...>>>
ekspozite pikture Me dt 2 nentor 2011, ora 18.oo, ne Galerine e Arteve te Shkodres u perurua ekspozita personale e piktorit Buron Kaceli. Ne kete ekspozite autori paraqiti rreth 40 punime,...>>>