Salloni i Vizatimi

Tashmė, Ekspozita-konkurs e pėrvitshme e "Sallonit tė Vjeshtės" hyn nė nėntorin e parė pas dhjetė vitesh organizim. Pėrgjatė kėsaj periudhe u trajtuan njė sėrė temash duke ofruar vit pas viti momente reflektimi tė artistėve pamorė nė raport me shoqėrinė, duke kulmuar nė edicionin e dhjetė me Sallonin e Qytetit. Ndėrkohė, vėmė re se mediumet mbizotėruese (pėr tė mos thėnė tė vetmet) me tė cilėt artistėt janė paraqitur janė piktura dhe skulptura (me ndonjė pėrjashtim edhe instalacione). Vizatimi si gjini mė vete nuk ėshtė lėvruar aspak.

Qė herėt, gjatė historisė hasen dy qėndrime, tė cilat burojnė qysh me ndikimet e forta tė mendimtarėve grekė mbi artin e nė veēanti nė lidhje me epėrsinė ose jo tė vizatimit ndaj pikturės, e qė vazhdojnė deri nė fillimshekullin e kaluar. Nėse vizatimi shihej prej tyre si mė i privilegjuar nė status ndaj pikturės pėr shkak tė lidhjes me gjeometrinė, racionalen e numrin, ngjyra kishte karakter tė dyshimtė pasi lidhej mė tepėr me sipėrfaqėsoren dhe nuk “matej” dot. Ky qėndrim pėson njė ndryshim me Leonardon, i cili me anė tė perspektivės hapėsinore, ku protagoniste ėshtė ngjyra, i jep asaj tė njėjtėn rėndėsi e status me vizatimin. Ėshtė i njohur rasti i shkollave tė artit ndėr tė cilat mė tė pėrmendurat janė ajo fjorentine dhe venedikase, raportin mes cilave shumė studiues e emėrtojnė edhe si “Disegno versus colore”. Fillimshekulli i kaluar shenjon njė kthesė nė favor tė ngjyrės pas njė sėrė zhvillimesh mė tė hershme qė zėnė fill me hovin industrial, zbulimet arkeologjike (vėrtetohet qė monumentet e lashtėsisė ishin polikrome e jo tė bardha siē besohej deri vonė) e vėmendjen e shtuar ndaj fushės sė psikologjisė.

Po tė duam tė pėrmendim disa nga autorėt-vizatues mė tė njohur, na vijnė ndėr mend emra qė nga Apeles, e deri tek Rembrandt, Dürer, Ingres, mjeshtrat kinezė (tek tė cilėt shihet njė lidhje organike mes tė shkruarit dhe tė vizatuarit) etj, pėr tė ardhur tek autorėt e sotėm si videoartisti Kentridge dhe Cy Twombly, me tė cilėt (por jo vetėm) statusi i vizatimit jo vetėm qė arrin nivelin e veprės mė vete, por edhe pėson transformime tė denja pėr volume studimore nė fusha tė ndryshme.

Vizatimi si proces ėshtė lėvruar nė disiplinat e skulpturės, grafikės dhe pikturės. Ai lidhet sė pari me aftėsitė motorike tė njeriut (njė formė ėshtė psh. automatizmi nga ku na ēon tek automatat ose skulpturat “lėvizėse”) dhe pėrmban cilėsi si ndjeshmėria, intimiteti, vėrtetėsia... Ai ofron gjithashtu njė mundėsi shkėputjeje nga realja mė e spikatur, nė krahasim me pikturėn e formėn e modeluar apo fotografinė. Duke pasur njė prirje drejt abstraktes, ai nxit reagimin pėrmes pėrgjigjeve mė gjithėpėrfshirėse nė proceset rindėrtuese tė cilat pėrbėjnė bazėn e reagimit tė ēdo njeriu (aty ku ka “mungesė” ka nevojė pėr plotėsim).

Ky raport mes mungesės dhe nevojės pėr plotėsi e pėrmbushje tė formės/ imazhit, sillet nė vėmendjen e artistėve pjesėmarrės tė Sallonit tė Vizatimit.

Cilėt janė kufijtė e mundshėm pėrfytyrues e mendorė njėkohėsisht dhe cili ėshtė fryti i shkėrbimit nėpėrmjet mediumeve tė ndryshme tė pėrvijimit? I nisur, shpesh mbi njė copė letre tė rastėsishme aty pėr aty, vizatimit i njihet rėndom roli i hapit fillestar nė njė numėr tė atillė, qė mendohet se pėrbėjnė veprėn e artit. Nga ana tjetėr, ai zė vend si pikėnisje e njėkohėsisht si refuzim pėr mė tej, nėn njė timbėr lakonik me pikėsynim reduksionist e distilues tė imazhit.

Vizatimi, si nė rastin e Pikasos (Boudaille G.) kthehet dhe merr formėn e njė ditari si pjesė e pandashme, ku artisti hedh idetė dhe vizionet e tij.

Sol LeWitt thotė qė:

“... nėse artisti shtjellon njė ide dhe e kthen atė nė njė trajtė tė dukshme, atėherė tė gjithė hapat gjatė procesit kanė rėndėsi. Vetė ideja, edhe sikur tė mos hidhej psh nė letėr, ėshtė njėlloj vepėr arti, si edhe ēdo krijim i pėrfunduar. Tė gjithė hapat e ndėrmjetėm, shkarravinat, skicat, vizatimet, dėshtimet, modelet, studimet, mendimet e bisedat pėrbėjnė interes”.

Emma Dexter, autorja e pėrmbledhjes studimore me vizatime tė mbi 100 artistėve tė prejardhjeve tė ndryshme me titull “Vitamin D”, nė pjesėn hyrėse thekson dy fusha kryesore nė tė cilat zhvillohet sot vizatimi:

“ I pari ėshtė diskuri teorik, konceptual i vizatimit ... pastaj vjen aspekti tjetėr kulturalisht i pėrpunuar i tij, i cili nuk mbėshtetet mbi njė kuptim teorik apo filozofik tė asaj qė vizatimi ėshtė nė vetvete, por mbi fushat e pėrvojės njerėzore me tė cilat vizatimi ėshtė lidhur ... e menjėhershmja ... kujtesa ... pėrshkrimi ...
Vizatimi ėshtė njė ndjenjė ...”

Pas 10 edicioneve tė mėparshme, ky Sallon kėrkon tė zėrė vend mes kėtyre tipareve nė njė qėndrim reflektues duke peshuar mbi marrėdhėnie mendore e rol tė pavarur mė shumė sesa mimetik e shtues.

Gėrvishtje, shenjim, goditje, pėrvijim, theks, ndėrprerje...

Laps, karbon, pastel, penel, lavis, sepia,...

letėr, karton, xham, fletė metalike, mermer, dėrrasė, suva, ...

Qė nga incizionet e shpellave e deri tek kolazhi, nga automatizmi e deri tek era digjitale e IPAD-it, vizatimi na flet pėrmes teknikash tė thjeshta e tė stėrholluara, tė afta tė ngrejnė diskure me interes, gjė tė cilėn e dėshiron edhe kjo ekspozitė-konkurs.

Rregullat e pjesėmarrjes:
- Pjesėmarrja ėshtė e lirė pavarėsisht nga vendbanimi.
- Ftesa ėshtė e hapur pėr tė gjithė artistėt nė mediumin e vizatimit.
- Ēdo autor mund tė paraqitet me vepra tė paekspozuara mė parė nė GASH.
- Punimet e ekspozuara do tė publikohen nė katalogun qė do tė shoqėrojė aktivitetin nė fjalė.
- Formati i veprave (vizatime me laps, karbon, pastel, akuarel etj.. mbi suporte tė ndryshėm,) nuk ėshtė I kufizuar.
- Nė pjesėn e pasme tė ēdo punimi duhet tė shkruhen qartėsisht tė dhėnat e autorit dhe tė veprės : emri -mbiemri i autorit, adresa, nr.i telefonit, titulli i veprės, teknika, viti i realizimit dhe formati.
- Galeria nuk merr pėrsipėr transportin e veprave nė fjalė.
- Artistėt pjesėmarrės duhet tė tėrheqin punimet e tyre brenda javės qė pason mbylljen e aktivitetit.
- Pjesmarrėsit nė kėtė aktivitet duhet tė pranojnė fillimisht zbatimin e rregullave tė pjesėmarrjes tė pėrshkruara mė sipėr.
Ftohen artistėt e interesuar tė bėjnė dorėzimin e punimeve pranė kėsaj galerie ēdo ditė pune, nga datat 6-16 nėntor 2017, ora 8.oo – 15.oo, Mbas kėtij afati nuk do tė pranohet asnjė punim.
Faleminderit pėr bashkėpunimin!
GALERIA E ARTEVE E SHKODRĖS