OFF-CELLS, Lek M.Gjeloshi
Nė Galerinė e Arteve tė Shkodrės, mė dt. 9 shtator, u pėrurua ekspozita personale e artistit Lek M. Gjeloshi. “Neurofiziologėt na bėjnė me dije qė mungesa e dritės nxit njė seri qelizash periferike tė retinės, tė quajtura off-cells, qė aktivizohen e prodhojnė atė lloj tė veēantė vizioni qė quajmė errėsirė […] Mund tė quhet bashkėkohor vetėm ai qė nuk lejon tė verbohet nga dritat e shekullit dhe arrin tė shquajė pjesėn e hijes, errėsirėn e strukur ndėr to.” Teksti i mėsipėrm, propozim pėr njė definicion tė “bashkėkohores” nga filozofi italian Giorgio Agamben, i cili na fton ta pėrceptojmė errėsirėn jo si njė koncept mohues/privues apo si njė mungesė e thjeshtė drite, qėndron nė thelb tė procesit qė aktivizon ekspozita e Lek M. Gjeloshit, fitues i Ҫmimit Idromeno 2015. E pėrbėrė nga vepra tė realizuara nė periudha tė ndryshme kohore – si video, foto-instalacione e ndėrhyrje specifike me audio-n –, ajo ofron intensitete tė ndryshme drite e tingujsh qė manifestohen nė siperfaqe e hapėsira pothuajse tėrėsisht monokromatike. Ekspozita mundėsohet nga Bashkia Shkodėr, nė kuadėr tė mbėshtetjes sė projekteve institucionale qė nxisin dhe promovojnė krijuesit e rinj nė fushėn e artit e tė kulturės dhe do te qendroje e hapur deri me dt. 29 shtator 2016